Lajme

Ka fraktura të gjymtyrëve, si paraqitet gjendja shëndetësore e balerinit që u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko, vijon të mbetet në spital, pasi të martën u hodh nga kati i katërt i pallatit të tij. Gazetarja Alma Demiraj, raporton se gjendja shëndetësore e Birkos është stabël, sipas mjekëve të spitalit të Traumës.

Megjithatë ende nuk dihet nëse balerini ka kaluar rrezikun për jetën, pasi ka fraktura të gjymtyrëve. Gjendja e tij shëndetësore vijon të mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.