ShowBizzz

“Ka ndryshuar gjini”/ B*llizuan online Brigitte Macron, dënohen dy gra franceze

Dy gra franceze që deklaruan se Zonja e Parë e vendit, Brigitte Macron, ishte transgjinore, janë shpallur fajtore për shpifje.

‘BBC‘ raporton se në dhjetor 2021, Natacha Rey dhe Amandine Roy publikuan në internet se Brigitte nuk kishte ekzistuar kurrë dhe se vëllai i saj Jean-Michel Trogneux kishte ndryshuar gjininë dhe kishte filluar ta përdorte atë emër. Të pandehurat u urdhëruan të paguanin 8,000 euro (6,750 £; 8,859 dollarë) si dëmshpërblim për zonjën Macron dhe 5,000 euro për vëllain e saj.

Macron kishte paraqitur një ankesë kundër grave pasi pretendimi i tyre u bë viral, duke ndezur teori konspirative mes të djathtës ekstreme. Dyshja – Roy një fallxhore në internet, Rey një gazetare e pavarur- diskutuan gjerësisht në një video në YouTube thashethemet se Brigitte Macron i ishte nënshtruar ndryshimit të gjinisë.

Ata folën për katër orë në kanalin e Roy në YouTube. Pretendimi u bë viral përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës 2022. Ajo u përhap nga llogari që kundërshtonin bashkëshortin e Macron, Presidentin Emmanuel Macron, duke përfshirë ato të ekstremit të djathtë politik, grupet kundër vaksinave dhe ndjekësit e lëvizjes konspirative QAnon.

Avokatët e Macron vepruan shpejt dhe gratë u paditën për shpifje një muaj pasi video u postua në internet.

“Paragjykimi është masiv, ai shpërtheu kudo,” tha në atë kohë avokati i Macron, Jean Ennochi.

“Kjo nuk është një fitore, është një zbatim normal i ligjit,” i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.

Kjo nuk ishte hera e parë që Macron vihej në shënjestër që kur burri i saj hyri në detyrë në vitin 2017. Por bullizmi në internet kishte të bënte kryesisht me diferencën e çiftit në moshë afërsisht 25-vjeçare.