Situata që përjetoi Erjola së fundmi në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka tërhequr të gjithë vëmendjen dhe është diskutuar shumë.
Teksa u shpreh se shikon hije, ajo tregoi edhe një rast të ndodhur gjatë prime-t, ku i kishte tkërkuar ndihmë Ervinit për t’i kënduar sure(pjesë nga Kurani) për tu qetësuar.
Ditën e sotme i ftuar te “Shqipëria Live” ishte Ervin Gonxhi, i cili u shpreh lidhur me këtë situatë të Erjolës.
Ervini: Më ka ardhur shumë keq, ajo vajzë ka probleme me veten e saj…. eshtë e vërtetë sepse unë e kam pasur ngjitur dhe me shtrëngoi dorën dhe më thoshte: “Nuk marr dot frymë, më duket sikur po më bëjnë ndonjë gjë shikoj disa gjëra…”, i tregova një gjë gjatë prime-t.
Erjola: Bëhet fjalë për një sure
Ervini: Po disa fjalë nga Kurani, u bë më mirë dhe kur kam parë këtë vidoe u ndjeva shumë keq sepse ajo ka nevojë të kurohet në këtë lloj forme.
Arjoni: Ose dhe mënyrë është edhe psikologu se secili zgjedh rrugën e tij të besimit apo mjekësisë
lokimagazine