Egla Ceno është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ndonëse gjithnjë aktive, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për jetën private, duke preferuar që të lërë gjithçka private.
Kohët e fundit aktorja është përfolur për një romancë jashtë shtëpisë, ndërsa gjatë një lojë të zhvilluar nga “Vëllai i Madh” Egla është shprehur se dashurina e saj është jashtë.
Ish-banorja e “BBVIP”, Paloma gjatë një interviste në emisionin “Breaking”, ndër të tjera ka folur edhe për jetën personale të aktores.
Gazetarja tha se Egla për disa vite ka qenë e martuar në shqipëri me një shtetas Italian, por çifti janë ndarë dhe konkurrentja gëzon gjysmën e pasurisë së tij.
Sipas ish-banores, aktorja ka përfunduar lidhjen me shtetasin e huaj dhe tashmë mund të ketë nisur një lidhje me një shqiptar.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Egla na ka befasuar.
Paloma: Me burrat e saj?
Gazetarja: Me burrat? Për njërin është shprehur dhe ka thënë se “kam një dashuri shumë të madhe jashtë”. Është treguar shumë diskrete dhe ka dhënë shumë pak informacione në lidhje me jetën e saj private.
Paloma: Kur Egla flet për dashurinë e saj të madhe jashtë, dikur i thoshte Ilnisës, “dashuria të zbukuron, të zbut, të bën tjetër njeri”, ndërkohë që Egla është mishërimi i fjalëve që e kanë tejkaluar masën. Kështu që një njeri i dashuruar, me një dashuri kaq të madhe jashtë nuk do ishte kaq egërsirë, ku kohët e fundit ka filluar ta tejkalojë aty ku nuk mban më.
Gazetarja: Të flasim për dashurinë e saj të madhe.
Paloma: Ajo figuron të jetë e martuar në Shqipëri. Unë di që ka patur një lidhje me një italian të cilët janë ndarë. Ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit, kanë pasur një biznes së bashku, ndoshta e kanë hapur së bashku, ose e ka hapur ai dhe ajo përfiton nga martesa etj me radhë. Kështu që i ka disa burime të ardhurash, por për dashurinë e madhe të këtij shqiptari ende nuk po… Unë di që ka bashkëjetuar me italianin shumë vite bashkë, janë martuar, ka përfunduar martesa dhe Egla gëzon gjysmën e kësaj pasurisë. Lidhjen me shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani vonë, por siç e the ti është diskrete.