
Mbrëmjen e të shtunës starton sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania, nën drejtimin e prezantuesit Ledion Liço.
Në karrigen e opinionistëve do të ulet sërish Arbër Hajdari, i shoqëruar për herë të parë nga Neda Balluku.
E ndërsa lista zyrtare e banorëve nuk dihet ende, mbrëmjen e sotme në “dhomën e rrëfimit” do të flasin ekskluzivisht Ledion Liço, Alfonso Signorini, Arbër Hajdari, Neda Balluku, Cesara Buonamici dhe Beatrice Luzzi.
View this post on Instagram
Kujtojmë se ky sezon do të vijë në një format ndryshe — pjesë e programit nuk do të jenë vetëm “VIP-a” por edhe njerëz të zakonshëm.
lokimagazine