ShowBizzz

Kader në lidhje dashurie? Fotoja e saj lë shumë për të kuptuar

Nga jugu i Shqipërisë ku po qëndron për pushime këto ditë, ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, modelja Kader Kicaj, ka ndarë një detaj mjaft interesant me ndjekësit e saj.

Pushimet e saj në bregdet nuk po kalojnë pa vëmendje, sidomos pas postimit të fundit në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo publikoi një fotografi nga vila ku po qëndron, duke treguar shkallët e mbushura me disa buqeta të mëdha me trëndafila dhe lule në nuanca të ndryshme të rozës dhe të bardhës. Për ta bërë situatën pak më misterioze, Kaderi shkroi sipër fotos se lulet janë gjuha e heshtur e dashurisë, duke u shprehur e bekuar.

E gjithë kjo pamje dhe dedikimi i saj kanë ngjallur menjëherë dyshime se a ka diçka të re në jetën e Kaderit. Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në reality show dhe projekteve të fundit, jeta e saj private ka qenë shpesh nën lupën e publikut. Tani, me këtë gjest romantik që ka marrë gjatë pushimeve, pyetja që shtrohet natyrshëm është nëse modelja ka nisur një lidhje të re apo nëse bëhet fjalë thjesht për një adhurues që ka dashur ta surprizojë në këtë formë.

Mbetet të shihet nëse ajo do të vendosë të ndajë më shumë detaje në ditët në vazhdim apo do ta mbajë këtë pjesë larg syrit të mediave dhe publikut.

Të Ngjashme