Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm skenë e debateve të nxehta dhe përplasjeve mes banorëve, por edhe vend i lindjes së miqësive dhe, ndonjëherë, romancave.
Së fundmi, dy prej banorëve të shtëpisë, Lumbardhi dhe Kaderi, kanë treguar një afinetet të veçantë ndaj njëri-tjetrit, i cili ka kaluar kufijtë e thjeshtë të shoqërisë.
Gjatë ditëve të fundit, momentet mes Lumbardhit dhe Kaderit janë bërë gjithnjë e më të ngrohta. Puthjet dhe përqafimet e tyre janë bërë pjesë e rutinës së përditshme, duke sjellë një ndjenjë të një lidhjeje që thellohet me kalimin e çdo dite.
Por mbledhja e tyre nuk ka qenë vetëm jashtë syve të kamerave dhe mikrofonëve. Në një zhvillim të veçantë, Lumbardhi dhe Kaderi kanë bërë një kërkesë direkt tek “Vëllai i Madh”.
Dyshja ka kërkuar një darkë romantike vetëm për ata të dy, një hap që tregon se ata dëshirojnë të shijojnë një moment intimiteti dhe qetësie larg syve vëzhgues të shtëpisë dhe banorëve të tjerë.
Kjo kërkesë vjen si një shprehje e dëshirës së tyre për të kaluar kohë së bashku në një mjedis më të qetë dhe personal, duke u hequr qafe përkohësisht stresin dhe dinamikat e vështira të jetës në “Big Brother VIP Kosova”.
A do të pranohet kërkesa e tyre nga produksioni dhe cilat do të jenë detajet e kësaj darke potencialisht romantike, mbeten të paqarta.
lokimagazine