Ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin.
Ka qenë së fundmi bukuroshja nga Prizreni, Kader Kicaj, e cila ka ndarë një fotografi me disa nga ta.
Ajo shfaqet krah partnerit të saj, Lumbardh Salihut, çiftit Adri & Iliriana dhe Vesa Vllasaliut.
Të njëjtit duket të kenë shijuar një darkë së bashku në një nga vendet në Prishtinë.
“Darka e të nominuarve, votoni votoni votoni”, ka shkruar ajo duke kthyer një nga momentet në BBVK.
Lumbardhi në ndërkohë u shpall fitues i këtij edicioni duke lënë në vend të dytë Blerandon.
Secili prej tyre ka spikatur me histori e ngjarje që kanë ndarë nga jeta e tyre personale.
ks