Lajme

Kaluan me sukses Vettingun, AMP konfirmon në detyrë zyrtarët e lartë të Policisë

Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Zenel Hyka, ka kaluar me sukses “ Vettingun”.

Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore vendosi konfirmimin e Hykës në detyrën që ai mban.  Zenel Hyka mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe gradën policore “Drejtues i Lartë”. Ai ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme prej 37 vjetësh në Policinë e Shtetit.

Gjatë viteve në karrierë ka mbajtur gradat “Kapiten i Parë”, “Major”, “Nënkolonel”, “Drejtues” dhe “Drejtues i Parë”.   Karrierën e ka nisur në strukturat e Ministrisë së Brendshme, në vitin 1985, në ish-Degën e Punëve të Brendshme Ersekë. Më tej, në karrierën e tij të gjatë ka mbajtur detyra të tjera të rëndësishme, duke krijuar përvojë profesionale në fushën e menaxhimit, si njohës dhe menaxher shumë i mirë i shërbimeve mbështetëse, në funksion të plotësimit të infrastrukturës logjistike të punonjësve dhe strukturave operacionale të Policisë së Shtetit.

Disa nga detyrat që ka mbajtur Hyka:

Shef i Sektorit të Logjistikës në ish-Shkollën e Lartë të Ministrisë Brendshme, sot Akademia e Sigurisë, Tiranë;

Specialist për shërbimet e logjistikës në disa struktura të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit;

Shef Sektori në Drejtorinë e Mbështetjes Logjistike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shumë vite, si dhe Drejtor Drejtorisë së Mbështetjes Logjistike. 

Gjithashtu, procesin e Vettingut e ka kaluar me sukses edhe Arjan Muça, me funksion aktual Drejtor, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vijon…

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo