Këngëtarja Selena Gomez 32-vjeçarja iu përgjigj një videoje të TikTok ku spekulohej nëse ajo i ishte nënshtruar ndërhyrjeve estetike. “Sinqerisht”, komentoi Selena në postim, “Unë e urrej këtë”. Ylli i “The Only Murders in the Building” vazhdoi duke shtuar, “Unë kam bërë Botox. Kjo është ajo. Më lini të qetë”.
Influencuesja Marissa Barrionuevo, shfaqi në video dy foto të fytyrës së aktores – një e bërë disa vite më parë dhe një që e tregon atë në “Golden Globes 2023”. Vetë ajo nuk bëri spekulime për ndonjë ndryshim të mundshëm në pamjen e Selenës.
“Unë mendoj se ajo ka kaluar shumë në jetën e saj, veçanërisht në lidhje me gjendjen shëndetësore, kështu që nuk mendoj se është e drejtë të spekulohet nëse ajo ka bërë apo jo gjëra kozmetike” tha ajo.
E vetëdijshme për lëndimin që mund t’i kishte shkaktuar Gomez, influencuesja mw vonw kërkoi falje: “Ndërsa përpiqem të jem gjithmonë e sjellshme dhe e ndërgjegjshme, më vjen keq që kjo ju mërziti. Vendosa të ndaloj së bëri video të tilla vitin e kaluar për shkak të ndikimit negativ që kishte. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im”.
“Të adhuroj”, shtoi ajo mw tej, “Nuk i detyrohesh askujt t’i tregosh pse nuk dukesh njësoj si kur ishe adoleshente apo në të njëzetat”.
bal