ShowBizzz

“Kam humbur miliona euro nga lojërat e fatit! Fillova të prek dhe kursimet e prindërve”/ Rogert Sterkaj flet hapur për problemet e tij

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Rogert Sterkaj thyen heshtjen në një intervistë ekskluzive në Flet me Ilnisa Agolli, që transmetohet çdo të enjte në Top Channel dhe Top Albania Radio.

Në një rrëfim 360 gradë, Rogerti ka rrëfyer gjithë jetën e tij, nga emigrimi, te varësia e lojërave të fatit, deri në eksperiencën e tij në Big Brother VIP.

Teksa është pyetur nga Agolli për problemet që solli varësia e tij ndaj lojërave të fatit, Rogerti u shpreh se ai përgjatë atyre viteve ka humbur miliona euro. Gjithashtu ai u shpreh se gjëja më e rëndë që ai ka bërë është që ka prekur kursimet e prindërve të tij, në problemet me vesin.

“Çdo lekë që fitoja, se fitoja goxha lekë në fund të fundit. Edhe çdo lekë sa e fitoja, për gjysëm ore e humbja. Shkoja në kazino, në skedina…” – shprehet Rogerti.

“Sa para ke humbur në total?” – pyet Agolli.

“Po tani llogarite, mund të them miliona euro! Miliona euro mund të kem humbur unë gjatë viteve. Pastaj fillova pastaj duke ngacmuar dhe kursimet e tyre, që është ndër gabimet me të mëdhaja që kam bërë në jetën time. Ka hyrë baba jem në borxh, më ka qajt baba, më është ulur në gjunjë për 10 mijë euro që i kisha borxh një kompanie, që doja me rregullu kredinë, që të mos humbja kredinë. Kur kam parë babën tu qajt, si more djalë e bërë këtë punë… se mora 10-çen për ta fut në bankë, unë se futa në bankë shkova e harxhova. Aty kam thënë, ky është fundi për mua!” – vijon ai.

Kur pyetet nëse ka frikë nëse mund t’i rikthehet këtij vesi Rogerti thotë që frika se mund të humbasi djalin, e ndihmon të menaxhojë këtë problem varësie të tij.

“Po patjetër, por mendoj se sa më shumë të rritesh në jetë, aq më shumë e menaxhon veten për gabimet që ke bërë dhe thua, kurrë më ato gjëra. Se janë shumë ‘dark moments’, janë momente shumë të errëta. Nuk kam qejf të kthehem aty. Pse? Se nuk du me humb djalin! Djali është ai që më ka ndryshuar jetën mua. Ok, nusja këtu është, nusja nesër-pasnesër çohet në mëngjes e thotë, ik o vëlla se se du këtë burrë. Kurse djali ska ku me m’çu. Djali babë më ka. Pra s’du me humb djalin, se po humba gruan, humb djalin!” – u shpreh Rogert Sterkaj në Flet me Ilnisa Agollin

Ndiq emisionin e plotë:

 

Të Ngjashme