ShowBizzz

“Kam kryer vetëm 2 operacione”- Bora Zemani sqaron: Nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike!

E përfolur si një nga moderatorët e cila ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjikale, për të arritur pamjen që është sot, Bora Zemani sqaron se ajo nuk ka bërë asnjë operacion plastik.

Ajo thotë se në jetë ka kryer vetëm dy operacione, kur ka lindur djalin dhe kur ka hequr apendicitin.

Bora Zemani shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë.

Nëse do të mendonte të bëntë ndonjë operacion plastik, ajo shprehet se do të donte të zvogëlonte gjoksin.

“Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin”, tha Bora në emisionin Goca dhe Gra.