Deputetja Marjana Koçeku ka folur sërish në lidhje me largimin e saj nga Partia Socialiste, ku tha se të gjithë, përfshirë deputetët, qeverinë dhe familjen e saj, e kanë marrë vesh nga postimi në rrjetet sociale.
Koçeku, e ftuar në News24, tha se pas largimit, ka pasur disa telefonata nga krerët e PS-së, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Për këtë fundit, tha se ka komunikuar disa ditë më pas, ku i ka bërë më i dije se ky ishte një hap përfundimtar dhe s’do të kishte tërheqje mbrapsh.
Ndërsa sa i përket kërcënimit nga Bajrat, ajo tha se kërcënimin e ka bërë publik dhe e ka dhënë mesazhin e saj.
“Çdokush përfshi qeverinë, parlamentin dhe familjen e kanë marrë vesh në rrjetet sociale sepse nuk doja të lija asnjë hpësirë influencimi.
Kam patur shumë telefonata nga krerët e PS dhe kryeministri. Ramës ia komunikova me vonë se ky ishte një hap përfundimtar dhe s’do të kishte tërheqje mbrapsh.
Ka pasur tentativa, por ky është vendimi im.
Këto kohë kam parë pakënaqësi të anëtarëve të PS, pakënaqësi lëhtësisht e lexueshme, uroj të gjejnë kurajon dhe të bëjnë funksionin për të cilin janë aty.
Nuk jemi të përjetshëm. Dua të respektoj privatësinë e atyre që më kanë mbështetur.
Reagimin tim për kërcënimët e kam bërë publik. Jam mjaftuar me atë mesazh dhe mesazhi ka qenë mbi baza të forta”, tha ajo.
