Blero dhe Afrona kanë biseduar së fundmi në një podcast të drejtuar nga vetë Afrona për shkaqet e divorcit të tyre 2 vite më parë aq shumë të komentuar. Teksa Afrona e pyeti se pse nuk ka funksionuar martesa e tyre, ai tha, “Pyetje shumë e mirë. Pyetje 1 milion euro. Pse erdhi deri këtu? Mendoj prej disa mendimeve të mia personale, që s’kanë qenë të matura, të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim. Arsyeja pse nuk na ka funksionuar dhe pse kemi ardhur këtu është pjesë shumë e madhe e imja, gabimi im.
E kam pranuar publikisht. Dua të të kërkoj falje publikisht. Në atë kohë ka qenë ideja ime të rrinim Kosovë edhe nuk kam dashur të vija me ty në Zvicër. Nuk e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu. Ti ke pas të drejtë gjithmonë kur më kë thënë që duket kështu, por kokëfortësia imë ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës. Njeri i sheh gabimet e veta më vonë. Ne nuk mundëm.
Pjesa kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë jam unë, distanca, idetë, ti ke pas ardhur në Kosovë e ke provuar për një kohë, nuk je ambientuar. Edhe unë në Zvicër, por jam penduar, gabimi im. Ka ndodh, ky ishte fati. Unë besoj shumë që njeriu duhet të jetë i sinqertë për një kohë të caktuar mundesh të jetë kokëfortë por në fund të ditës duhet të jesh i sinqertë. Gabimi ka qenë i imi, ka ndodhur, mirë është që njeriu të shoh gabimet e veta. Duhet të vlerësojmë kohën që kemi patur bashkë, kujtimet dhe të komunikojmë si njerëz”.
Edhe Afrona është shprehur se edhe ajo ka gabuar në raportin e tyre, ndërsa shton se atë kohë ndjente mllef dhe dëshpërim ndaj tij dhe zgjodhi të zhdukej. “Më është dashur shumë kohë për vetën për të kuptuar që ka përfunduar kjo martesë. Në distancë kemi qenë bashkë dhe në distancë jemi ndarë, nuk ka qenë e lehtë”, rrëfeu ajo.
“Pse nuk e kemi pasur këtë prej fillimit. Unë kam gabuar shumë që nuk jeni ulur për të sqaruar gjërat e jam zhdukur nga jeta jote, se kam pasur një mllef, një vuajtje, një dëshpërim, më është dashur shumë kohë për vetën për të kuptuar që ka përfunduar kjo martesë. Në distancë kemi qenë bashkë dhe në distancë jemi ndarë, nuk ka qenë e lehtë. Të kishim pas një bisedë si tani, pa ofenduar njëri-tjetrin, pa e lënduar, pa ja vënë fajin tjetrit, por një bisedë të shëndetshme”.
Pas kësaj Blero shtoi, “Ndihem keq që nuk kam qenë shumë i drejtë me ty. Kam dhënë në intervistë që ka thënë disa gjera, kam pasur mllef, kanë qenë gjerat jo të drejta. Sinqerisht dua të të kërkoj shumë falje. Nga ajo që kam thënë në intervistë, ti veç ajo nuk je. Shpresoj ta pranosh faljen time”.
Edhe Afrona kërkoi falje për gjëra nga të cilat ndihej keq, “E pranoj faljen! Të kërkoj edhe unë ty falje për çfarëdo gabimi kam bërë të kam lënduar, të ndihesh keq. Ti e di që ne të dy kemi pas një të kaluar, kemi planifikuar shumë gjëra bashkë, një familje dhe mendoj se për një ndarje nuk është vetëm një fajtor, janë gjithmonë dy. Edhe në rastin tonë, nuk kë qenë vetëm ti, por edhe unë. Një çift nuk martohet për t’u ndarë, por të jenë bashkë gjithmonë. Po është mirë të respektojnë njëri tjetrin”.
Në fund mes lotësh dhe emocionesh, Blero dha dhe një mesazh për të gjithë meshkujt, “Nuk di nga t’ia nis, por dua që njerëzit të kuptojnë që jemi njerëz, të mësojmë prej gabimeve tona, të rritemi, të mos gabojmë më edhe për dikë që e ke dashur duhet ta vlerësosh. Nëse vjen deri te dashuria, lidhja martesa, në aspektin e mashkullit dua të them dhe një mesazh për meshkujt, vlerësoje atë që ke, respektoje dhe bëhu i drejtë”.
bal