Lajme

“Kam vr*rë gruan, çfarë kam bërë?!”/ I mori jetën bashkëshortes, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefën Ziçi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Zamira Lila, ndërsa organi i akuzës u përfaqësua nga prokurorja Albulena Koliçi. Mbrojtja e të pandehurit u përfaqësua nga avokati Agim Martini.

Gjatë seancës, i akuzuari nuk ka dhënë asnjë deklaratë para gjykatës. Ndërkohë, prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata

See also  Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Xhamia “Ebu Beker” në Pogradec nis nismën e veçantë: Bukë falas për familjet në nevojëNga ana tjetër, avokati Agim Martini kërkoi që ndaj klientit të tij të kryhet një ekspertim psikiatrik. Sipas mbrojtjes, deri në momentin e ngjarjes ai ka qenë një familjar i rregullt, së bashku me bashkëshorten kanë rritur dy fëmijë dhe kanë pasur një marrëdhënie normale, pa konflikte të njohura, urdhra mbrojtjeje apo probleme si çift.

See also  I FUNDIT/ Kamioni bie në humnerë, dy të vdekur dhe një në gjendje kritikeSipas avokatit, ngjarja ka ndodhur në rrethana të pakuptueshme dhe për këtë arsye kërkohet vlerësimi i gjendjes psikike të të pandehurit.

Pas arrestimit, 64-vjeçari ka folur shumë pak para efektivëve të policisë. Në gjendje shoku, ai ka thënë vetëm: “Kam vrarë gruan time, çfarë kam bërë?”, pa dhënë më pas deklarime të tjera para hetuesve.

Të Ngjashme