Lajme

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit/ Plagoset rëndë një grua (DETAJE)

Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit.

Aksidenti i parë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit, ku u përplasën dy automjete, një “Volvo” që lëvizte në drejtim të Klosit dhe një “Benz” që udhëtonte drejt Tiranës. Si pasojë, një grua mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Vetëm 500 metra më poshtë u regjistrua aksidenti i dytë, ku një automjet tip “Toyota” u përplas me një kamion që lëvizte në drejtim të Tiranës.

Dyshohet se automjeti i vogël ka rrëshqitur, duke kaluar në korsinë e kundërt të lëvizjes. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa “Toyota” ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme dhe janë hapur edhe jastëkët e ajrit.

Të Ngjashme