Lajme

Kamala Harris: 31 vende, përfshirë Shqipërinë miratojnë masat mbrojtëse për AI

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris njoftoi dje se 31 vende, përfshirë Shqipërinë, kanë miratuar Deklaratën Politike mbi Përdorimin e Përgjegjshëm në Mbrojtje të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Autonomisë.

Kjo deklaratë përcakton normat për zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të IA në fushën e mbrojtjes, duke theksuar përputhshmërinë me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, trajnimin e personelit, masat mbrojtëse dhe testimin rigoroz dhe rishikimin ligjor për sistemet ushtarake të Inteligjencës Artificiale.

Gjatë fjalës së saj Harris tha se besimi teknologjia me ndikim global meriton veprim global. Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët për të zbatuar rregullat dhe normat ekzistuese ndërkombëtare për Inteligjencën Artificiale dhe të punojnë për të krijuar rregulla dhe norma të reja.

“Në thelb, është besimi ynë se teknologjia me ndikim global meriton veprim global. Dhe kështu, për të siguruar rend dhe stabilitet në mes të ndryshimeve teknologjike globale, unë besoj fuqimisht se ne duhet të udhëhiqemi nga një grup i përbashkët mirëkuptimesh midis kombeve.  Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë për të zbatuar rregullat dhe normat ekzistuese ndërkombëtare për AI dhe të punojnë për të krijuar rregulla dhe norma të reja”, tha zv.presidentja e SHBA.