Kancelari austriak, Christian Stocker, pas takimit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, tha Socker tha se duhet të tejkalohet kriza politike në vend dhe të bëhet progres i prekshëm në dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja.
“Kosova është një partner i rëndësishëm për Austrinë dhe Evropën, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim plotësisht rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Tani është koha për të kapërcyer bllokimin politik, për të çuar përpara reformat dhe për të bërë përparim të prekshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë.
Një e ardhme e qëndrueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, shkroi kancelari austriak.
