LifeStyle

Kanceri i kockave! Nëse i keni këto simptoma, shkoni menjëherë te mjeku

Sarkoma është kanceri, i cili zhvillohet tek indi lidhës, mund të prekë çdo pjesë të trupit por zakonisht zhvillohet thellë në pjesën e ektremiteteve (duart dhe këmbët).

Përveç ekstremiteteve prek edhe : kockat, kërcin, muskujt, tendinat, enët e gjakut, nervat, indet përreth nyjeve.  Qindra mijëra pacientë në mbarë botën, luftojnë me këtë sëmundje.  Ekzistojnë mbi 50 lloje të sarkomës, të cilat kryesisht ndahen në sarkoma të indeve të buta dhe sarkoma të kockave.

Faktorët e rrezikut

– Faktori genetik, nëse një anëtar i familjes ka apo ka pasur sarkomë

– Çrregullim kockore

– Çrregullime genetike neurofibromatosis, retinoblastoma …

– Nëse keni qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit apo terapisë me rrezatim.

Sarkoma e indeve të buta është e vështirë për t’u diagnostikuar. Shenja e parë është shfaqja e një kokrre apo gunge pa dhimbje, me kalimin e kohës ajo fillon të rritet duke shkaktuar në këtë mënyrë presion mbi nervat, muskujt, ndonjëherë mund të shkaktojë problem edhe gjatë frymëmarrjes.

Simptoma të tjera të shfaqjes së kësaj sëmundje janë: dhimbja e kockave (e cila gjatë natës bëhet më e fortë), enjtja (e cila shfaqet disa javë pas dhimbjes fillestare), shtrembërimi.  Në rast se i përjetoni këto simptoma, duhet të konsultoheni patjeter me mjekun.

Ekzaminimet për diagnostikim

Ekzaminimet për diagnotikimin e sarkomës janë: biopsia, tomografia kompjuterike, eko ultrasound, rezonanca magnetike, si dhe densitometria e kockës.

Trajtimi

Trajtimi varet nga lloji i sarkomës, nga vendi në të cilin është zhvilluar si dhe nëse metastazat janë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Heqja me kirurgji e sarkomës është zgjidhja më e mirë, në rastet që është e mundur. Ndërhyrja zakonisht shoqërohet në kombinim me kimioterapi dhe radioterapi. Kimioterapia dhe radioterapia mund të aplikohet para kryerjes së operacionit me qëllim për ta zvogëluar tumorin, si dhe pas operacionit me qëllim për ti shkatërruar qelizat e mbetura pas operacionit.