Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat e atyre që pritet të bëhen deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët po vazhdon ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa deri tani janë përpunuar më shumë se një e katërta e votave të hedhura nëpër kuti.
Bazuar në numërimin aktual, më poshtë paraqiten kandidatët që kanë siguruar mbështetjen më të madhe të votuesve në secilën prej katër partive kryesore politike shqiptare, sipas votave të numëruara deri në këtë fazë të procesit.
Lëvizja Vetëvendosje
Albin Kurti: 42.696 vota
Glauk Konjufca: 33.508 vota
Albulena Haxhiu: 19.181 vota
Hekuran Murati: 16.651 vota
Donika Gërvalla-Schwarz: 15.476 vota
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza: 20.762 vota
Përparim Gruda: 13.249 vota
Arian Tahiri: 11.607 vota
Uran Ismaili: 10.142 vota
Sala Jashari: 7.421 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës:
Vjosa Osmani Sadriu: 13.682 vota
Lumir Abdixhiku: 12.371 vota
Doarsa Kica Xhelili: 9.903 vota
Hykmete Bajrami: 7.571 vota
Avdullah Hoti: 6.891 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ardian Gjini: 7.665 vota
Ramush Haradinaj: 7.030 vota
Daut Haradinaj: 5.387 vota
Besnik Tahiri: 4.595 vota
Bekë Berisha: 3.586 vota
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.
Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.17 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 24, LDK-ja me 20, dhe AAK-ja me 8. / REL
