Senati amerikan ka hapur rrugën për shqyrtimin përfundimtar të kandidaturës së Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri. Rezoluta procedurale që lejon votimin në grup të 74 emërimeve të administratës amerikane u miratua me 50 vota pro dhe 47 kundër, ndërsa tre senatorë abstenuan.
Vendimi nuk përbën ende konfirmimin zyrtar të Wendt si ambasador, por i hap rrugën votimit përfundimtar në Senat për kandidatët e propozuar nga administrata amerikane.
Eric Wendt u nominua nga presidenti Donald Trump më 13 prill 2026 dhe para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë paraqiti prioritetet e tij për misionin diplomatik në Shqipëri.
NEWS Zbulohet sa do të rritet siguracioni i makinës për ata që kanë shkaktuar dëmeNëse merr miratimin e Senatit, Wendt do të jetë ambasadori i parë amerikan në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023, duke i dhënë fund periudhës mbi trevjeçare ku Ambasada e SHBA-së është drejtuar nga të ngarkuar me punë.
Gjatë prezantimit të tij, kandidati për ambasador vendosi në fokus katër fusha kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve: sigurinë, mbrojtjen, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e kapaciteteve diplomatike.
NEWS Futbolli në zi, ndahet nga jeta presidenti i klubit të njohurWendt, ish-ushtarak me mbi 34 vite përvojë në ushtrinë amerikane dhe me angazhime në NATO e misione ndërkombëtare, vlerësoi rolin e Shqipërisë si aleat të rëndësishëm të SHBA-së.
Në fushën e sigurisë, ai synon të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. Një tjetër prioritet është forcimi i bashkëpunimit ushtarak dhe rritja e kapaciteteve mbrojtëse e kibernetike të vendit.
Në planin ekonomik, Wendt ka vendosur në fokus nxitjen e investimeve amerikane në sektorë si teknologjia, inteligjenca artificiale, energjia, infrastruktura dhe minierat, duke kërkuar një klimë më të favorshme për biznesin.
NEWS ”Ku e kam vu me i q. robt”/ Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra… (FOTO)Gjatë seancës dëgjimore ai kujtoi edhe bashkëpunimin me forcat speciale shqiptare në kuadër të NATO-s dhe misioneve në Afganistan, duke vlerësuar kontributin e tyre në operacionet ndërkombëtare.
Konfirmimi i Eric Wendt pritet të jetë hapi i fundit për rikthimin e një ambasadori të emëruar në krye të misionit diplomatik amerikan në Shqipëri, në një periudhë ku marrëdhëniet mes dy vendeve fokusohen te siguria, mbrojtja dhe partneriteti strategjik.
