Lajme

Kanë mashtruar shtetin me 3.8 milionë euro: Burg disavjeçar për dy kosovarët në Austri

FITORJA

I pandehuri kryesor u dënua me tre vjet e tre muaj burg. Ai gjithashtu duhet t’i paguajë shtetit 500,000 euro, në emër të konfiskimit të fitimeve të paligjshme.

Në Linz të Austrisë, të martën, u dhanë vendime ligjërisht të detyrueshme në procesin gjyqësor ndj tre kontraktorëve të ndërtimit nga Kosova, të cilët u shkaktuan sigurimeve shoqërore 3.8 milionë euro dëme përmes praktikave të paligjshme. Dy burra u dënuan me burgim dhe gjoba.

Gjyqi ishte planifikuar për tre ditë, por përfundoi papritur shpejt, trnmseton albinfo.ch. I pandehuri kryesor, një 41-vjeçar, u dënua me tre vjet e tre muaj burg. Ai gjithashtu duhet t’i paguajë shtetit 500,000 euro, në formë të konfiskimit të fitimeve të fituara në mënyrë të paligjshme, raporton trnsmetuesi publik austriak, orf.at.

I pandehuri i dytë, 39-vjeçar, mori një dënim me burg prej 24 muajsh, gjashtë muaj nga të cilët duhet ti vuajë pa kushte, ndërsa pjesa tjetër me kusht për tre vjet. Edhe ai duhet të paguajë 100,000 në emër të konfiskimit. Së bashku, ata gjithashtu duhet ti paguajnë më shumë se 3.8 milionë euro dëme Fondit Austriak të Sigurimeve Shëndetësore (ÖGK), i cili ishte viktima kryesore e mashtrimit.

Sipas aktakuzës, gjatë një periudhe trevjeçare, më shumë se 4,000 punëtorë të huaj u regjistruan në sigurimet shoqërore në mënyrë nominale dhe më pas u çregjistruan, transmeton albinfo.at. Përmes këtyre regjistrimeve, punëdhënësit mashtruan sistemin e sigurimeve shoqërore me kontributet e punëdhënësit që duhej të paguanin.

Hidro

Punëtorë me dokumente të falsifikuara

Hetimi u iniciua nga inspektimet e kantiereve të ndërtimit në Steiermark, të cilat treguan parregullsi. Autoritetet u vunë në dijeni të treshes kur disa punëtorë paraqitën dokumente të falsifikuara.

E pandehura e tretë, një grua 37-vjeçare, u lirua nga akuzat për mungesë provash, përcjell albinfo.at.

Të gjitha vendimet janë ligjërisht të detyrueshme.

Kanë mashtruar shtetin me 3.8 milionë euro: Burg disavjeçar për dy kosovarët në Austri

Të Ngjashme