Një burrë kosovar është arrestuar në Shtërpcë pas akuzave për kërcënime ndaj anëtarëve të familjes së tij.
Sipas raportit të policisë, një burrë kosovar, ka njoftuar se është kanosur përmes telefonit nga dhëndri i tij. I dyshuari po ashtu ka kërcënuar me jetë edhe bashkëshorten e tij, raporton teve1.info
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për këtë rast të dhunës në familje janë në vazhdim.
“Shtërpcë / 28.08.2024 – 13:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se më datë 20.08.2024 është kanosur përmes telefonit nga dhëndëri i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me jetë edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.