Lajme

​Kanosje ndaj një personi zyrtar në Prizren, policia nis procedurat

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje në Prizren.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të dielën, më 11 tetor, rreth orës 19:40.

Policia e ka regjistruar rastin si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, ato janë liruar.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme