ShowBizzz

Kanye i kërkon Kim të heqë fëmijët nga shkolla për këtë arsye, vjen reagimi i saj

Kanye West ka shpërthyer sërish në rrjetet sociale për të treguar mosmarrëveshjet me Kim, sidomos kur vjen puna te fëmijët e tyre.

“Kim nxirr fëmijët e mi nga Sierra Canyon, tani është një shkollë e rreme për të famshmit që përdoren nga ‘sistemi’”, shkroi reperi të mërkurën mbrëma.

Por Kim nga ana tjetër i regjistroi fëmijët e tyre në shkollë për 2 arsye:

1. Është një “shkollë fantastike”

2. fëmijët e tyre kanë nevojë për qëndrueshmëri në jetën e tyre.

“E vetmja zgjidhje që Kanye i ka ofruar shkollës në shenjë proteste – në të cilën fëmijët kanë qenë që në moshën parashkollore ka qenë vendosja e tyre me mësues të paakredituar dhe shkollën e tij të paakredituar Donda, e cila ka qenë e mbushur me padi. “, tha një burim.

Burimi vuri në dukje se Kim i lejoi fëmijët e tyre të shkonin në Donda për aktivitete pas shkollës, por ndaloi kur shkolla u mbyll.

Nga ana tjetër thuhet se Kanye nuk i sheh fëmijët e tij shpesh, ndonjëherë për muaj të tërë.



lokimagazine