Një incident i rëndë ka shënuar koncertin e reperit portorikan Hades66 në Mallorca të Spanjës, duke bërë që performanca të përfundonte mes kaosit.
Ngjarja ndodhi teksa artisti po performonte në klubin AMOK në Palma de Mallorca. Në një moment, një person nga publiku hodhi drejt skenës një gotë qelqi, e cila e goditi Hades66 në fytyrë. Si pasojë, reperi pësoi disa plagë dhe prerje, ndërsa koncerti u ndërpre.
Sipas mediave spanjolle, pas goditjes artisti zbriti nga skena dhe tentoi të gjente personin përgjegjës, ndërsa stafi i sigurisë ndërhyri për të kontrolluar situatën.
Tensionet vijuan dhe në ambientet e lokalit pati përplasje mes disa personave, çka solli edhe ndërhyrjen e forcave të policisë.
Një person u arrestua për një agresion të ndodhur gjatë trazirave që pasuan koncertin.
Megjithatë, sipas informacioneve të publikuara deri tani, personi që hodhi gotën drejt reperit nuk ishte identifikuar. Pamjet e momentit janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/07/ScreenRecording_07-23-2026-14-02-06_1.mp4
