Një situatë e padëgjuar më parë ka ndodhur në fundmi në Ekuador. Gjatë transmentimit live, një grup personash të maskuar kanë hyrë në studio dhe kanë marrë peng stafin.
E gjithë situata u përcoll në shtëpitë e gjithë qytetarëve të Ekuadorit, duke shkaktuar frikë dhe terror.
Autorët ishin të pajisur me pistoleta, kallëpe dinamiti dhe mitralozë. Fytyrat e tyre nuk dukeshin pasi ishin të maskuar, për të mos u identifikuar.
#BREAKING 🇪🇨 The president of Ecuador declares a state of emergency in the country after armed men storm a television station#Ecuador #EcuadorDeMalEnPeor #EcuadorExigeSeguridad pic.twitter.com/K9xZRaqCdi
— Tata (@Lastking1236) January 9, 2024
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil. Edhe pse transmetimi i drejtëpërdrejtë nuk zgjati më shumë se 15 minuta para se sinjali të ndërpritej, pamjet shumë shpejt u bënë virale.
Menjëherë pas incidentit, presidenti i vendit Daniel Noboa nënshkroi një urdhër ekzekutiv për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa të paktën shtatë policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës.
Kujtojmë se pak ditë bosi i bandës Los Choneros u zhduk nga një burg i sigurisë maksimale, por nuk dihet ende nëse pengmarrja e sotme ka të bëjë me të.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo