Lajme

Kaosi në Kuvend/ Rama ironizon opozitën: Duan të zëvendësojnë muskulaturën me mendjen

Kryeministri Edi Rama, foli sot në emisionin “Repolitix” në Report Tv në lidhje me kërkesën e opozitës për ngritjen e tetë komisioneve hetimore, të cilat nuk janë miratuar. Ai tha se komisionet e kërkuara nga opozita nuk janë miratuar për shkak se nuk përmbushin kriteret e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.

Edi Rama: Ka vendime të Gjykatës Kushtetuese që që kanë vendisur kornizën brenda të cilës mund të miratohet njëkomision parlamentar. Ka kritere të përcaktuara që duhen përmbushur kundrejt një komisioni. Nuk mund të abuzohet me këtë të drejtë. Duhet të paraqesësh indicie të qarta mbi psenë e ngritjes të këtij komisioni. Nuk mund të ngrihet një komision për Portin e Durrësit për shembull. Sepse duhet të paraqesësh indicie të qarta mbi PSE-në e ngritjes së këtij komisioni. Parlamenti ngre funksione hetimore si ligjvënës në funksion të procesit ligjvënës për të adresuar probleme që dalin në proces. Nuk është kjo fare detyra e parlamentit.

Rama komentoi gjithashtu paralajmërimet e opozitës për radikalizim nëse nuk miratohet kërkesa e tyre për ngritje të Komisiomeve Hetimore për tetë çështje.
Kryeministri tha se opozita kërkon të zëvendësojë mendjen me muskulaturën, duke iu referuar në këtë mënyrë flakdantëve që opozita ka ndezur në kuvend dhe kaosin e krijuar në sencat e fundit parlamentare. Më tej Rama tha se nuk mund ta ndalojë opzouitën nëse kjo e fundit bën grevë.

Edi Rama: A mban mend ndonjë muaj të vitit që nuk kanë premtuar që nuk do të radikalizohen? Këtu jemi në një sport fizik të një natyre të panjohur që kërkon të zëvendësojë mendjen me muskulaturën. Te fusha e muskulaturës i kam mbaruar punët e mia. Kam qenë sportist me Dinamon. Nëse duan të bëjnë grevë urie, ne nuk i ndalojmë dot.

Rama tha se nëse do të ishte këshilltar i tyre, do t’u jepte këshilla totalisht të ndryshme. Ai tha se  opozita po kryen aksion vetëvrasje.

Edi Rama: Nëse do isha këshiltlari i tyre do u jepja këshilla të tjera dhe kurrë këto që bëjnë. Këto janë aksione vetëvrasjeje. Është i gjithi një aksion vetëvrasës dhe dihet pse ky aksion ka arritur në fund. Sikur të shkojmë të kapim një peshk për këtë radikalizimin e orëve të fundit, peshku do qeshë e do thotë “pse nuk e di ti”.