Lajme

Kapën në Jarinje dy shtetas të huaj, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Jarinje, në komunën e Leposaviqit, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti është evidentuar të martën rreth orës 22:00.

Kjo pasi të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme