Lajme

Kapet në Itali djali i kokës së Ndranghetës, ishte “maskuar” si shqiptar

Policia ka arrestuar të hënën në Itali, djalin e kokës së mafias në Kalabria, Ernesto Mazaferra.

Bëhet fjalë për 46-vjeçarin kalabrez, Luca Mazzaferro i cili ra në prangat e policisë pasi ishte i shpallur në kërkim për mashtrim, kontrabandim mallrash dhe drogë. Sipas autoriteteve italiane, në momentin e arrestimit, Mazaferrës iu gjetën dokumente false, leje drejtimi shqiptare dhe kartë identiteti shqiptare.

46-vjeçari ishte në kërkim që nga shtatori, pasi Gjykata e Lartë italiane e dënoi me tetë vite, nëntë muaj e nëntë ditë burg. Ai është dëruar në burgun e Torinos, ku pritet të njihet me vendimin se ku do ta kryejë dënimin.