Lajme

Kaq vota kanë deri më tani kandidatët e LVV në komunën e Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhje tanimë ka filluar numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

Ndërsa sipas hartës së KQZ, në komunën e Ferizajt kanë arritur t’i numërojnë 15 kuti nga 146 kuti me vota, apo ndryshe 10.27%.

Top 5-shja  më e votuar deri më tani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, i prinë  Albin Kurti me 2,071 vota, ndërsa i dyti është Glauk Konjufca me 1.562 vota.

Image
Statistika

I treti është Hekuran Murati me 1,464 vota, kurse e katërta është Albulena Haxhiu me 849 vota, ndërsa i pesti është Enver Haliti me 814 vota.

Të Ngjashme