Lajme

Karikaturat e kohës, Lame: Greku mundohet të shkulë çfarë të kapë nga harta

Studiuesi i historisë shqiptare, Artan Lame, foli sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan lidhur me deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë rrëfimit të tij për rrethanat, parapaskenat dhe të pathënat rreth historisë së nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë, Lame tha se vitet e fundit është zbuluar se akti origjnal i Pavarësisë nuk ka qenë kaq i gjatë sa e njohim ne sot dhe se pjesa tjetër me firmat i është bashkuar më vonë.

Më tej Lame tha se filimisht u vendos që Pavarësia e Shqipërisë të shpallej në Durrës, por kjo gjë nuk u realizua për shkak se qeveritari osman me origjinë shqiptare i asaj kohe i Durrësit, i tha Ismail Qemalit që mos të presë asgjë nga ai, pasi ai ishte vartës i Turqisë.

Studiuesi i historisë foli ndër të tjera për karikaturat e kohës. Lame tha se katikaturat janë më tepër me tendencë islame se sa osmane turke, ndërsa nënvizoi se në karikatura greku shfaqet me përmasa trupore të vogla, që sipas tij simbolizon tendecën e grekëve për të marrë territore.

Në karikatura ilustrohen fuqitë e mëdha që vënë përpara ballkanin për të mposhtur turkun, tha studiuesi.

Artan Lame: Karikaturat e kohës janë me tendencë islame më tepër se sa osmane turke. Pra është turku që mbron islamin. Dhe të gjithë fuqitë përfshirë grekun që e nxjerrin të vogël, që mundohet të kapi ndonjë gjë. Greku që mundet të shkuli çfarë të kapi nga harta. Malzezi ka marrë Shkodrën dhe do të iki me vrap.Gjithë fuqitë vënë përparaa ballkanikët të mposhtin Turqinë.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.