Lajme

Karim refuzon ftesën nga Gjermania, mediat gjermane: Loredana është fajtore!

Ylli i Dortmundit, Adeyemi së fundmi ka refuzuar nominimin e Gjermanisë për U21. Por a po i prish shanset për Kampionatin Evropian, Karim Adeyemi (21) me këtë “jo”?

Prej disa muajsh emri i Karim Adeyemit vazhdon të prodhojë debat në Gjermani, dhe kjo pasi ka bërë shumë bujë lidhja e tij me reperen shqiptare Loredana.

Loredana dhe Karim Adeyemi
Loredana dhe Karim Adeyemi

Mediat e huaja janë të sigurt se lidhja e tij me këngëtaren shqiptare Loredana, po e largon nga rruga e duhur në botën e futboll. Lojtari i ri i Borusia Dortmund shihej si shpresa e të ardhmes së Gjermanisë, por në periudhën e fundit është folur më shumë për lidhjen me këngëtaren se sa për atë që po bën në fushë.

Ylli i Dortmundit, Adeyemi së fundmi raportohet se ka refuzuar edhe një ftesë për të qenë pjesë e Gjermanisë U21. Adeyemi nuk ka marrë ftesë nga kombëtarja gjermane A, pasi nuk ka qenë në formën e duhur dhe nuk po aktivizohet rregullisht me Borusia Dortmund. Por ai ka refuzuar që të luajë me U21, duke deklaruar se do të përqendrohet në këtë javë te puna për të rifituar vendin te Borusia Dortmund.

Ky refuzim ka zhgënjyer shumë Trajnerin e Gjermanisë. Julian Nagelsmann, mesa duket nuk është i kënaqur me vendimin e Karim Adeyemi për të refuzuar një ftesë për të përfaqësuar kombëtaren U21.

Dhe sigurisht, në një situatë të tillë mediat gjermane vazhdojnë të insistojnë përsëri se jeta e tij jashtë fushës së lojës, po ndikon shumë atë që bën në katërkëndorin e gjelbër, duke çuar dëm talentin e sulmuesit.

Gjithashtu në Korrik të këtij viti, gazeta ‘’Bild’’ tha se Loredana dhe Karim Adeyemi janë në një lidhje romantike dhe po e shijojnë në maksimum këtë lidhje.

‘’Nëse gjithçka shkon siç duhet në jetën personale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për atë futbollistike. Sezoni për futbollistin gjerman duket se nuk ka nisur siç duhet. Lojtari ka rënie të dukshëm të performancës në fushën e lojës në 5 ndeshjet e para me Dortmun’’ – tha Bild në korrik te 2023.

Dhe për këtë sipas “Bild” është fajtore pikërisht e dashura e lojtarit, Loredana. Po sipas burimit në fjalë thuhet se Adeyemi ka rënë për herë të parë në dashuri “kokë e këmbë” dhe kjo ia ka hequr vëmendjen dhe përqendrimin nga sporti.

Dhe sigurisht, në një situatë të tillë mediat gjermane vazhdojnë të insistojnë përsëri se jeta e tij jashtë fushës së lojës, po ndikon shumë atë që bën në katërkëndorin e gjelbër, duke çuar dëm talentin e sulmuesit.

Bild spekulon se sjellja e Adeyemi mund t’i kushtojë atij një vend në skuadrën e Euros së vitit të ardhshëm, megjithëse 21-vjeçari ka ende shumë kohë për të korrigjuar.