
Kartolina e Krishtlindjes e Princit Harry dhe Meghan Markle ka tërhequr kritika te shumta, dhe arsyeja eshte befasuese: Sipas ekspertit Nick Ede, asaj i mungon ndjeshmëria dhe ngrohtësia. Ede thekson se kartolina, që përmban elemente të markës së tyre Archewell, duket më shumë si një mundësi për promovimin e biznesit sesa si një urim personal per sezonin festiv.
Ede e krahasoi atë me kartolinën e më shumë ngrohtësisë dhe sinqeritetit të William dhe Kate, e cila pasqyronte një atmosferë të bashkimit familjar. Sipas tij, kartolina e Harry-t dhe Meghan-it nuk është “estetikisht e këndshme” dhe i mungon gëzimi dhe ngrohtësia që karakterizojnë urimet e tjera festive të familjeve mbretërore.
bal