ShowBizzz

Kate Hudson drejt altarit me partnerin e saj

Kate Hudson thotë se është e emocionuar pasi së shpejti do të lidhë kurorë me partnerin Danny Fujikawa.

Gjatë një paraqitje të fundit në emisionin radiofonik të SiriusXM ‘Andy Cohen Live’ për të festuar albumin e saj debutues ‘Glorious’, këngëtarja dhe aktorja e famshme foli për martesën me kompozitorin dhe producentin.

“Ne vetëm po flisnim për këtë! Mendoj se do të martohemi së shpejti. Por unë nuk dua të organizoj dasmën. Është shumë keq”, tha ai.

Kjo është martesa e dytë e Kate Hudson, pasi në natën e Vitit të Ri 2000 në shtëpinë e nënës së saj, Goldie Hawn, ajo u martua me yllin e rokut Chris Robinson, me të cilin pati një djalë, Ryder. Ata u divorcuan në vitin 2006.