ShowBizzz

Kate Middleton është nusja mbretërore më e arsimuar në 300 vjet

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ka njoftuar së fundmi se po vuan nga kanceri dhe se aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë.

Të gjitha mediat botërore raportuan lajmin se Kate Middleton, një nga anëtarët më të dashuar të familjes mbretërore, po kalon një periudhë të vështirë.
Princesha Kate, ose Katerina, është gruaja e mbretit të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe nëna e trashëgimtarit të tij, Princit George.

Kate Middleton, nusja mbretërore më e arsimuar

Kate u martua me William në prill 2011 dhe në kohën e martesës së saj me mbretin e ardhshëm, ajo ishte nusja mbretërore më e arsimuar në histori dhe e vetmja e zakonshme, pa rrënjë aristokratike, që u martua me trashëgimtarin e kurorës britanike në 300 vitet e fundit, shkruan abcnews.al.
Kate Middleton u diplomua për histori arti në vitin 2005 në Universitetin e St. Andrews, ku u takua me William.
Pas largimit nga universiteti, ajo themeloi kompaninë e saj për prodhimin e veshjeve për fëmijë. Në nëntor 2006, ajo iu bashkua zinxhirit të modës Jigsaw si bashkëpunëtore me kohë të pjesshme.

Një qytetare e thjeshtë, nëna e saj një ish stjuardesë, babai i saj një sipërmarrës

Ndryshe nga Diana dhe nuset e tjera mbretërore në shekullin e 20-të, përpara se të martohej me William, Kate ishte një qytetare e zakonshme, pa rrënjë aristokratike.
Edhe pse nga një familje e pasur, Middletons konsideroheshin si klasë e mesme në Britani.
Kate është fëmija më i madh i biznesmenit Michael dhe ish-stjuardesa Carole Middleton. Ajo ka lindur më 9 janar 1982 dhe emri i saj i plotë është Catherine Elizabeth Middleton. Middletons jetonin në një shtëpi familjare në një fshat në zonën e Berkshire ku ata filluan kompaninë e tyre, Party Pieces. Kate ka një motër më të vogël, Pippa, dhe një vëlla më të vogël, James, me të cilin është shumë e lidhur, shkruan Biography.com./abcnews.al