LifeStyle

Katër mënyra të lehta që femrat ta reduktojnë yndyrën e barkut

Duke i përshtatur shprehitë e duhura të jetesës me rutinën dhe qëndrueshmërinë tuaj, mund të ktheheni në rrugën e duhur dhe të riktheni belin e hollë.

Nëse jeni gati ta humbni yndyrën e barkut dhe të ndërtoni një trup shumë më të shëndetshëm, vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë.

Provoni dietën mesdhetare

Ideja e dietës mund të tingëllojë e frikshme në fillim, por të provosh dietën mesdhetare është e mrekullueshme – për të mos përmendur, e shijshme! Në fakt, MedDiet është plani numër një i humbjes së peshës. Kjo dietë speciale përbëhet nga peshku i freskët, drithërat, arrat, vaji i ullirit, frutat dhe perimet. Nuk përmban ushqime të rafinuara dhe sheqerna të shtuara dhe nuk përmban shumë mish të kuq. Duke ndjekur një dietë mesdhetare, hulumtimet tregojnë se mund ta zvogëloni peshën trupore, së bashku me zvogëlimin e rrezikut për sëmundje, si diabetit tip 2 dhe sëmundjet e zemrës. Është një zgjedhje gjithëpërfshirëse e një stili jetese më të shëndetshme.

Merrni fibra

Duke shtuar më shumë fibra në vaktet tuaja, mund t’i rritni shanset për të humbur peshë dhe për të hequr yndyrën e padëshiruar të barkut. Hulumtimet madje e konfirmojnë këtë! Sipas një studimi të botuar në Annals of Internal Medicine, mund ta thjeshtoni plotësisht qasjen tuaj ndaj humbjes së peshës – dhe të jeni të suksesshëm në të – duke përfshirë më shumë fibra në dietën tuaj.

Ecni

Ecja është një mënyrë e pagabueshme për ta reduktuar yndyrën e padëshiruar të trupit. Konsideroni të filloni ditët tuaja të lira duke lëvizur. Gjithashtu, vendosni ta lini veturën dhe të shkoni në këmbë në punë dhe gjithmonë zgjidhni shkallët në vend të ashensorit.

Shkenca tregon se sa e dobishme është ecja kur përpiqeni të humbni peshë dhe të jeni në formë. Për shembull, një studim i botuar në Journal of Exercise Nutrition & Biochemistry zbuloi se gratë obeze që ecnin për 50 deri në 70 minuta, tri ditë në javë, gjatë një periudhe 12-javore, reduktuan yndyrën rreth belit të tyre dhe yndyrën totale të trupit.

Gjumi cilësor

Gjumi më i qetë dhe sa më pak stres mund të kenë një ndikim të madh në përparimin e humbjes së peshës. Për shembull, sipas hulumtimit të publikuar në Nutrients, shqetësimet e gjumit mund të çojnë në ushqime jo të shëndetshme, veçanërisht në ushqime që përmbajnë karbohidrate dhe yndyra, të cilat mund të çojnë në shtim në peshë. Cilësia dhe sasia më e mirë e gjumit rrisin shanset për humbje të suksesshme të peshës me 33 për qind.