Vajza e Mirush Kabashit ka bërë një gjest fantastik pas vdekjes së të atit duke i vendosur emrin djalit të saj, Mirush.
Përpara se të ndahej nga jeta, Mirush Kabashi shprehu dëshirën që kur të vinte në jetë djali i vajzës së tij, të quhej Isë, në nder të Isa Boletinit. Origjina e aktorit ishte nga Gjakova dhe dëshironte që një pjesë e Kosovës të ruhej në këtë mënyrë në familjen e tij.
E pyetur se cili është emri që i ka vënë të birit, vajza e Mirush Kabashit u përgjigj: “Mirush. Është emri Mirush Kabashi. Po të ishte Mirushi akoma mes nesh, unë ndoshta, jo ndoshta, por me siguri do ia vija emrin Isë, por nuk mund t’ia vija Isë në qoftë se… unë besoj në vazhdimësi dhe për mua kjo është vazhdimësia. Im bir është shumë i vogël tani, është një muaj e gjysmë… Nuk e kupton vlerën dhe historinë që mbart me vete ky emër dhe fatin dhe krenarinë që ai do të mbulohet dhe privilegjin që do të ketë me vete”
ks