Lajme

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur në fshatin Parallovë të Artanës, pasditen e së hënës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka njoftuar për teve1.info se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Gjilanit.

“Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy (2) vetura dhe janë të lënduar 4 persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në Qendrën Emergjente në-Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti”, ka njoftuar Hashani.

Ai ka bërë të ditur se në vendngjarje përveç policisë kanë qenë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit./teve1.info/

Të Ngjashme