Këngëtari Armend Rexhepagiqi është rikthyer në skenë dhe kohë pas kohe po mban koncerte në vende të ndryshme.
Së fundmi, ai ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një fotografi të një fanseje të vogël, vetëm katër vjeç.
Sipas këngëtarit, vogëlushja qëndron për orë të tëra mbi supet e babait të saj për ta ndjekur koncertin nga fillimi deri në fund. Ky moment u veçua nga vetë artisti në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Fotografia e publikuar nga Armend Rexhepagiqi ka sjellë në vëmendje një histori të veçantë nga koncertet e tij, duke treguar lidhjen që muzika e tij krijon me publikun e brezave të ndryshëm.
