Lajme

“Katunare e Lushnjes”, ꞔfarё thoshte dikur Sara Gjordeni pёr Kiara Titon

Sara Gjordeni është padyshim një ndër personazhet që më karakterin e saj ka sjellë plot dinamizën dhe debate brenda shtëpsisë më të famshme në Shqipëri.

Kësisoj, është kthyer në një nga banoret më të komentuara të momentit. Mirëpo, po të kthehemi pas në kohë, kur Sara nuk ishte aq e njohur sa sot, në një postim në instastory ka “shënjestruar” Kiara Titon.

Ajo ka treguar mendim që ka pasur për Kiarën gjatë kohës që kjo e fundit ishte pjesë e BBV. Sara pretendon se Kiara, edhe pse nuk e njihnin njëra tjetrën personalisht, i ishte drejtuar një miku të përbashkët për Sarën me fjalë ofenduese: “Iii po këtë katunaten ç’e mban follow? S’më pëlqej kjo është shumë e shëmtuar”

“Nëse flasim për katund, Lushnja e Kiarës është shumë më katund se Berati i Sarës, por nuk jam aq mendjengushtë sa t’i ofendojë  njerëzit nga origjina. Unë e kam shprehur dhe jam shumë krenare që jam rritur në Kuçovë,” shkuan Sara ndër të tjerash.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo