ShowBizzz

Katy Perry nën hetim në Spanjë, për çfarë e akuzojnë këngëtaren e famshme

Katy Perry dhe ekipi i saj u përplasën javën e kaluar me Departamentin e Mjedisit të Ishujve Balearik për një video muzikore që filmuan për këngën e saj të re, “Lifetimes”.

Videoklipi është xhiruar në kompleksin e ishullit spanjoll dhe sipas njoftimit të departamentit më sipër, kompania e prodhimit dyshohet se nuk ka marrë lejen e duhur për të filmuar në dunat e mbrojtura të rërës të Parkut Natyror Ses Salines.

Departamenti po heton mundësinë që xhirimet e videos të kenë shkaktuar dëme mjedisore në plazh. Në video, ylli 39-vjeçar i popit mund të shihet duke kërcyer në dunat e rërës të ishullit S’Espalmador, të cilat mbrohen nga litarë të veçantë që duket se tregojnë një zonë të kufizuar.

Pavarësisht shqetësimit në realizimin e klipit, në njoftimin për shtyp në fund theksohej se xhirimet në zonën në fjalë “ nuk përbën krim kundër mjedisit ”, por “ më tepër shkelje”. Nga ana tjetër, ministria përkatëse theksoi gjithashtu se prodhimi i videove “mund të miratohet” përmes kanaleve përkatëse./vizionplus.tv



ks