Lajme

“KAYO prodhon, furnizon Forcën e Armatosur”, deklaratat e Ardi Veliut nxjerrin blof Pirro Vengun: Aktiviteti është zero!

Pirro Vengu ka folur në “Top Story” për aktivitetin e shoqërisë “KAYO” që tashmë është nën hetim nga SPAK për dyshimin e trafikimit të armëve, iniciuar nga deklaratat ish kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ish ministri i Mbrojtjes tha se kjo shoqëri prodhon, furnizon Forcën e Armatosur si dhe eksporton përmes partneriteve.

“KAYO prodhon, furnizon Forcën e Armatosur, eksporton përmes partneriteteve”, tha Vëngu. Një deklaratë që bie ndesh me atë që administratori i kësaj shoqërie, Ard Veliu tha për Blendi Fevziun javë më parë.

Kreu i KAYO-s u shpreh se kompania e tij e ka të pamundur të prodhojë armatime duke e cilësuar “aktiviteti është zero i prodhimit”.

“Se çfarë thotë x apo y në jetën e tij private, kjo është përgjegjësi e atyre, jo e jona. Nuk jemi përfshirë në trafik armësh. Zero. Deri më tani përfshirja e KAYO-s është zero, se fabrikat që kemi marrë dhe i kemi në pronësi, aktiviteti është zero i prodhimit, nuk kemi asnjë lloj mundësie, qoftë dhe teorike, që t’i futemi këtij procesi”, deklaronte Veliu.

Të Ngjashme