Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve, duke e cilësuar atë si masën më të rëndësishme dhe më efikase për mbrojtjen nga fruthi dhe sëmundjet tjera.
Sipas të dhënave të IKShPK-së, nga 16 prilli deri më 4 tetor 2026 janë konfirmuar 186 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar gjashtë raste të reja.
Mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR.
“Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre.
Lexo po ashtu29 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, Kurti: Ende kemi gjëra për të mësuar nga jeta e sajIKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
