Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “Big Brother Vip 3”, Egla Ceno, ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve të saj në “Instagram”.
Aktorja nuk i shpëtoi pyetjes lidhje me raportin me Romeon dhe Heidin.
“Kë do zgjidhje mes Heidit dhe Romeos”? – e pyet ndjekësi/ja dhe Egla është përgjigjur: “Lisi”.
Pas përfundimit të këtij edicioni, duket se ndarja e Eglës mes çiftin nuk ka qenë dhe aq paqësore. Ndonëse brenda shtëpisë më të famshme ata kishin një raport neutral, duket se me përfundimin e kësaj eksperience ata kanë vendosur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, ku nuk mungojnë shpesh edhe komentet ironizuese.