ShowBizzz

“Ke lindur fëmijë pa dashuri”! debat i ashpër mes Rozës dhe Ledjonës degradon në ofendime, përfshijnë familjen

Roza Lati dhe Ledjona Xheladinajt kanë debatuar ashpër brenda BBV3, ku këtë herë kanë përfshirë dhe familjet e tyre.

Ka qenë Roza ajo që i ka përmendur Ledjonës vajzën dhe familje, ku i thotë se ka lindur një fëmijë pa dashuri. Kjo deklaratë e ka prekur Ledjonën dhe e konsideron Rozën si një njeri të keq.

Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri

Roza: A je me personin që e ke bërë?

Ledjona: Ç ‘rendësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?

Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.

Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?

Roza: Jo unë jam bërë me dashuri.

Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?

Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.

Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.

Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.

Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu.