Në një takim të fundit në Post Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi ka dhënë një vlerësim të ashpër për lojën e Heidit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka theksuar se Heidi ka kaluar nëpër shtëpi, pa bërë asnjë lojë apo strategji të qartë, veçse ka qenë në qendër të vëmendjes si e dashura e Romeos.
“Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë” ka deklaruar Rike gjatë emisionit.
“Unë e shikoj thjesht si një vajzë shumë të ftohtë që buzëqesh dhe nuk i dihet se çfarë fsheh pas asaj buzëqeshje.”
Roçi ka argumentuar se, në mungesë të pëlqimit nga Romeo, Heidi do të kishte mbetur pa një rol të dukshëm brenda lojës, duke qëndruar larg qendrës së vëmendjes. Ndër të tjera, ajo ka shtuar se Heidi përfitoi nga lidhja me Romeon.
“Heidi ka marrë vëmendje për shkak të Romeos,” ka thënë Rike, duke nënkuptuar se pa të, loja dhe pozicioni i Heidit do të ishin ndryshe.
Në një kundërpërgjigje, Heidi ka sfiduar Riken, duke iu drejtuar me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?”
“Në momentin që ti nuk kishe pëlqimin e Romeos, ti nuk kishe asnjë vend,” ka vijuar Rike. “Nuk mendoj se ke bërë kalkulime e strategji loje; thjesht të vinin situatat në dorë, t’i jepte o Jul Deda situatat sepse përfliteshe me Romeon, kaq.”
Ndërsa Heidi nuk pajtohet me këtë, duke u shprehur që Loja e saj ka qenë në rregull, ndoshta edhe më e forte se e rikes.
ks