ShowBizzz

Kë thumbon Kejvina me postimin e saj të fundit?

Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë shumë e komentuar në media falë eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP’, e cila edhe pse nuk zgjati shumë arriti të linte shenjë.

Debatet e forta deri në dhunë fizike me protagonistin dhe fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejllin e bën bukuroshen padyshim shumë të përfolur. Pas përjashtimit të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Kejvina bëri një pauzë të shkurtër nga rrjetet sociale, por u rikthye sërish me postimet në llogarinë e saj personale në Instagram.

Teksa ëshrë tepër aktive me postime nga përditshmëria, pak më parë modelja ka ndarë një ‘mesazh’ për të gjithë ata që mendojnë se e kanë lënduar. Teksa ka postuar një telefon të cilit i është thyer xhami mbrojtës, duket se vetë ekrani i telefonit nuk është dëmtuar aspak, pra si vetë ajo.

TS Poll - Loading poll ...

“Kur menojn që m’kan lëndu” shkruan Kejvina sipër fotos. Epo, mesa duket Kejvina ka dashur të thotë se sado komente negative t’i drejtoni, ajo sërish nuk ‘thyhet.