Sabiani dhe Keisi Medini kanë paralajmëruar një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti.
Baba e bijë duket se po sjellin një bashkëpunim special për fansat.
Keisi është shfaqur tejet elegante dhe e kuruar në paraqitjen e fundit, e veshur me një fustan me prerje unike që mori vëmendje në rrjet.
Dyshja kanë marrë shumë komplimente nga ndjekësit, të cilët mezi po presin këngën e re, shkruan Kosovarja.

