ShowBizzz

“Kemi mbi 2 vite të ndarë..”, Arben Derhemi flet për herë të parë për divorcin!

Aktori i njohur Arben Derhemi ka qenë i ftuar në programin “Natën me Aulonën” dhe ndër të tjera ka folur për divorcin e tij nga Iva Korumin.

Ai pranoi ndarjen nga bashkëshortja duke zbuluar se ka ndodhur rreth dy vite e gjysmë më parë, por i vinte çudi se si lajmi mbi divorcin shpërtheu papritur, duke e përshkruar si një “makineri të çuditshme thashethemesh”.

“Kemi mbi 2 vite të ndarë..”, Arben Derhemi flet për

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë.

Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje.

Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme”.



bal